Krasniqi arsyeton humbjen nga Portugalia

Futboll

Krasniqi arsyeton humbjen nga Portugalia

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:46
Para daljes në fushë

Nuk do mend se përballja me një Kombëtare siç është Portugalia, futbollistët e secilës luajnë së bashku me vite prej grup-moshës U-15, nuk ishte aspak e lehtë për Kombëtaren U-19 të Kosovës, e cila veç sa ka nisur hapat e parë drejt rrugës së arenës ndërkombëtare. Prandaj humbja në ndeshjen e parë të rrethit elitë (0:5) duhet kuptuar si diçka e pritur.

Kishte një mbizotërim të lojës nga ana e portugezëve, por as djemtë e Kombëtares tonë nuk u treguan indiferent, por papërvoja e duhur e bëri të veten. Goli i shënuar qysh në minutën e 5-të nga ana e Portugalisë sikur i hutoi futbollistët tanë, të cilët shpejt pësuan edhe golin e dytë në minutën e 10-të. Por në vazhdim u konsiliduan dhe arritën të ngjeshin radhët e tyre dhe pjesa e parë u përmbyllë me dy gola epërsi për portugezët. Në pjesën e dytë Kombëtarja e jonë ishte mjaft e mirë dhe organizoi shumë aksione të mira, edhe pse pësuan gol në minutën e 52-të.

Ndërsa seriozisht portën e Portugalisë e rrezikoi kapiteni Leutrim Kryeziu në minutën 62-të me kokë sa nuk e mposhti portierin mikpritës i cili me mund të madh sa që pësoi edhe lëndim nga kjo pritje. Ajo që është e dhembshme pranimi i dy golave në minutat shtesë të ndeshjes, nga mos përqendrimi i mjaftueshëm i futbollistëve tanë. Ndeshjen e radhës Kombëtarja U-19 e zhvillon të shtunën më 24 mars kundër Republikës së Irlandës. Pas ndeshjes deklaruan:

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës, tha: Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë dhe vet fakti që luajtëm me një Kombëtare shumë të fortë. Forca e tyre është pa edhe në fushë, një skuadër mjaft mirë e komponuar mirë me shumë futbollistë cilësor dhe menjë përgatitje fizike fenomenale.  Një skuadër që e di në çdo moment çka do. Jemi munduar të bëjmë atë që kemi pasur mundësi, por një skuadër e këtij rangu meriton lavdata".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat