Mourinho kërkon mbrojtësin kryesor të Real Madrid, ja sa ofron

Futboll

Mourinho kërkon mbrojtësin kryesor të Real Madrid, ja sa ofron

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:16
Raphael Varane dhe Ramos

Jose Mourinho është duke tentuar të forcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm dhe objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është shtatlarti i Real Madridit, Raphael Varane, raporton “Daily Mirror”.

Manchester Unitedi ka bërë gati 55 milionë euro për 24 vjeçarin francez, që edhe përkundër moshës së re, tashmë numëron 3 trofe të Ligës së Kampionëve.

Sido që të jetë, “Daily Mirror” shkruan se është vështirë të marrësh Varanen nga Madridi, jo të paktën derisa aty të jetë Zinedine Zidane që e pëlqen shumë francezin dhe tashmë është titullar i padiskutueshëm në formacionin e “Los Blancos”.

Varane është pjesë e Realit që nga viti 2011. Ai po luan sezonin e shtatë në “Santiago Bernabeu”, ku ka bërë 222 paraqitje duke shënuar 10 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat