Alonso favorizon Real Madridin

Futboll

Alonso favorizon Real Madridin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:50
Alonso

Real Madridi dy herë rresht ka fituar titullin në Champions League dhe synon edhe të tretin radhazi. Xabi Alonso e ka emëruar Real Madridin si favoritin kryesor për të fituar trofeun e sivjetmë të Championsit. Alonso i favorizon Mbretërit para Manchester Cityt, pasi sipas tij anglezët janë pa përvojë në këtë garë. “Ata gjithmonë janë favoritë për gjithçka, por më shumë në Champions League. Jam i lumtur sepse ata kanë rifituar nivelin në të cilin ata duan të luajnë. Ata janë një favorit më i madh se Manchester City, sepse City nuk ka fituar ende asgjë”, ka thënë Alonso, ish-mesfushori spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat