Wilshere flirton me Milanin

Futboll

Wilshere flirton me Milanin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:48
Jack Wilshere

Wilshere ka treguar se ka kohë që nuk është në planet e Arsenalit dhe pavarësisht se po luan mirë në takimet e fundit, e ardhmja është larg “Topçinjve”.

Jack Wilshere ka bërë të ditur se trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, i ka kumtuar lajmin se është i lirë të largohet nga Arsenali para startit të Premierligës.

“Ishte bisedë e sinqertë”, u shpreh Wilshere.

“Ai më ka thënë: ‘në këtë moment nuk do të të ofrojmë kontratë të re, kështu që nëse mund të gjesh një klub tjetër, mund të shkosh’”, deklaroi mesfushori anglez. Por, ai u lëndua dhe mbeti edhe për një sezon te “Topçinjtë”, por duket se më në fund do të largohet.

Për Wilshere interesohet Milani. Gennaro Gattuso tashmë e ka pranuar se i pëlqen 26 vjeçari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat