Gerard Pique përgjigjet pas skandalit të tij me lojtarët e Real Madrid

Futboll

Gerard Pique përgjigjet pas skandalit të tij me lojtarët e Real Madrid

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:32
Gerard Pique

Së fundi Gerard Pique i’u gjend një foto ku shihej se ai ishte i përfshirë në një grup Whatsapp-i me disa lojtarë të Real Madrid, gjë që u bë lajm bombastik, jo vetëm në Spanjë.

Marca, duke e intervistuar Pique-n për këtë çështje, ai përgjigjet:

“Gjithkush e di se lojtarët janë të lidhur në shumë grupe në Whatsapp. Kurse unë, nga fillimi i sezonit, kohë kur ishim 8 pikë larg nga Real Madrid u bashkova me disa nga lojtarët e tyre. Ne bënim shaka për gjendjen e ekipeve tona”, thotë Pique.

“Është normale të bëj shaka me ta, pasiqë jemi vëllezër të Kombëtarës Spanjolle. Ne mund të urrejmë ekipet e njëri-tjetrit por kombëtarja na bashkon. Ne kemi ëndërrat e njëjta”, përfundon Pique. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat