Liverpool dhe Arsenal në garë për yllin 100-milionësh të Atletico Madrid

Futboll

Liverpool dhe Arsenal në garë për yllin 100-milionësh të Atletico Madrid

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:41
Jan Oblak

Metro-ja britanike njofton se ekipet e Wenger dhe Klopp janë vënë që të dyja pas të njëjtit objektiv, gjë që nënkupton betejë në transferime. Bëhet fjalë për portierin e talentuar, Jan Oblak.

Përpos dy ekipeve të përmendura më sipër, ky raport shkruan se edhe PSG-ja është e përfshirë, porse akoma qëndron në “standing-by”, pra, vetëm duke vëzhguar.

Jan Oblak ka kontratë me madrilenët deri në 2021, me një kontratë lirimi prej 95 milionë eurosh, gjë që do e bënte padyshim, portierin më të shtrenjtë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat