Jose Mourinho: Jemi në tranzicion, nuk i meritojmë kritikat…

Futboll

Jose Mourinho: Jemi në tranzicion, nuk i meritojmë kritikat…

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:19
Jose Mourinho

“E kuptoj zhgënjimin për eliminimi nga Champions League, por vetëm kaq, nuk duhet të shkojmë më tej.” Në këtë mënyrë, Jose Mourinho, gjatë një interviste për “CNN” është kthyer të flasë për eliminimin nga Sevilla, që Manchester United pësoi në 1/8-t e finaleve të Champions League. “Në historinë e futbollit në të gjithë botën, dhe jo vetëm në Angli, klubet kanë pasur një periudhë tranzicioni. Kjo po ndodh aktualisht me Manchester United. Nuk i meritojmë kritikat, sepse jemi në tranzicion.”

“Në sezonin e kaluar fituam trofe, ndërsa sivjet jemi ende në garë për të fituar Kupën e Anglisë dhe për të marrë vendin e dytë në kampionat. Kritikat më duken të ekzagjëruara”

Duke parë Premier League, Mourinho shtoi: “Manchester City është një skuadër dhe një klub që qartësisht është ndërtuar më mirë se ne në vitet e fundit dhe po kryeson me meritë. Ndërsa 18 klube të tjera janë pas nesh. Pra për momentin, një ekip është para nesh dhe 18 pas nesh. Kjo është e vërteta dhe njerëzit me tru dhe dashamirës e kuptojnë. Në të ardhmen uroj që të kemi 19 ekipe pas dhe për këtë po punojmë, por ata që marrin vesh nga sporti e dinë se ka periudha transitore si ajo që po kalojmë ne.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat