Italia e ka kthyer vëmendjen tek ish-trajneri i kombëtares

Futboll

Italia e ka kthyer vëmendjen tek ish-trajneri i kombëtares

Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:27
Conte e Pirlo

Italia e ka kthyer vëmendjen tek ish-trajneri i kombëtares, Antonio Conte, që t’i drejtojë axurrët përsëri, tani drejt “Euro 2020”. Me të mund të bashkohet edhe legjenda Andrea Pirlo, sipas “Gazzetta dello Sport”. Të dy, Conte dhe Carlo Ancelotti, janë duke u konsideruar nga Federata Italiane e Futbollit për të marrë përsipër drejtimin e kombëtares, pasi ajo nuk u kualifikua për Kupën e Botës në Rusi. Dhe, nëse secili prej këtyre trajnerëve me famë merr frenat, Pirlo do të ishte i interesuar të bashkohej me personelin e tyre teknik. Është raportuar se Andrea Pirlo mund të marrë një rol në organizimin e stërvitjes, edhe pse mund të varet nga fakti se kush do të jetë trajneri i ri i Italisë.  Mesfushori u tërhoq në fund të vitit të kaluar, pasi kishte përfunduar kontratën në MLS, me New York City FC. Tani, një nga fantazistët më të mirë në botë, mund të bashkohet me stafin stërvitor në “Coverciano”, pasi e fitoi Kupën e Botës me axurrët në vitin 2006. Pirlo do të jetë i lumtur të punojë së bashku me Antonio Conte, ose Carlo Ancelotti, dy nga favoritët për t’u emëruar në postin e trajnerit. Pirlo luajti 116 ndeshje me kombëtaren e Italisë, duke shënuar 13 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat