Gjermania kundër Spanjës

Futboll

Gjermania kundër Spanjës

Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:58
Low

Sonte (20.45), dy kampionet e fundit të Botës, Gjermania dhe Spanja, do të përballen në “Esprit-Arena” të Dyseldorfit, përpara se të martën Gjermania të presë në Berlin 5 herë kampionët e Botës, Brazilin. Janë ditë shumë të rëndësishme për Joakim Lëvin, i cili do të shpallë listën provizore të Botërorit më 15 maj. Dhe në konferencën për shtyp përpara këtyre ndeshjeve, tekniku i Kombëtares i preku të gjitha temat. Çfarë mund të zbuloni për formacionin kundër Spanjës?

"Ter Shtegen do të jetë titullar në ndeshjen e parë. Skuadra nuk do të jetë identike në të dyja ndeshjet. Do më pëlqente të bëja ndryshime kundër Brazilit. Është e vështirë të thuash kush do të luajë kundër Spanjës pas vetëm një seance stërvitore. Por ka 5-6 lojtarë që unë mund t’ua konfirmoj se do të jenë titullarë: Boateng, Hummels, Muller, Ozil dhe Kroos do të jenë bërthama e skuadrës. Pastaj, të shohim kush do të luajë tjetër", tha Jochim Low, trajner i Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat