Under frikëson Romën, lëndohet në gju

Futboll

Under frikëson Romën, lëndohet në gju

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:20
Cengiz Under

Futbollisti turk është lënduar në stërvitje.

Cengiz Under do t’i mungojë Romës në një afat ende të pacaktuar pasi ka ndrydhur gjurin. Por sipas asaj që raportojnë mediat në Itali ai do të jetë gati për Barcelonën.

Ai do të mungojë në miqësoren që Turqia e zhvillon kundër Republikës së Irlandës, por nuk pritet që të mungojë më tej pavarësisht se asgjë nuk është konfirmuar.

Premium Sport raporton se nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz dhe se talenti 20-vjeçar do të jetë i gatshëm për ndeshjet kundër Bolognas dhë më tej kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat