Ish trajneri i Shaqirit ofron 20 milionë £ ta ketë përsëri në skuadër

Futboll

Ish trajneri i Shaqirit ofron 20 milionë £ ta ketë përsëri në skuadër

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:28
Xherdan Shaqiri

Mark Hughes nuk heq dorë nga Xherdan Shaqiri.

Trajneri që tashmë drejton Southampton i ka të qarta idetë për përforcimet që dëshiron për merkaton e verës. 54-vjeçari i cili bëri të mundur transferimin e Shaqirit nga Interi në vitin 2015 për 14.5 milionë euro në Premier League, në kohën kur drejtonte Stoke City dëshiron ta ketë sërish nën urdhërat e tij futbollistin me origjinë shqiptare.

Për të arritur te kartoni i 26-vjeçarit, Hughes është gati t’i ofrojë drejtuesve të Stoke City shumën e 20 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat