Dybala: Formacionin e Argjentinës e bëjnë gazetarët

Futboll

Dybala: Formacionin e Argjentinës e bëjnë gazetarët

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:20
Argjentina

Gustavo Dybala, vëllai dhe menaxheri i Paulo-s, nuk është aspak i kënaqur me Jorge Sampaoli-n, trajneri i Argjentinës. Dhe jo vetëm për faktin se sulmuesi i Juventus nuk është grumbulluar me kombëtaren, por edhe për fjalët që trajneri ka thënë për të në konferencë për shtyp.

Ky ka qenë mesazhi i Gustavo-s në Twitter, pasi ka dëgjuar komentet e Sampaoli-t për vëllanë e tij: “Sa keq, gazetarët dhe drejtuesit kanë ‘armatosur’ skuadrën”. E përkthyer: gjithçka ka qenë e vendosur, nuk kanë rëndësi paraqitjet. Pritet përgjigja e Sampaoli-t…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat