Brazili i jep leksion Rusisë

Futboll

Brazili i jep leksion Rusisë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:03
Miranda

Brazili e ka fituar me lehtësi miqësoren ndaj Rusisë.

Në stadiumin ‘Luzhniki Arena’, Brazili ka mposhtur 0-3 Rusinë, që këtë vit organizon Kupën e Botës.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Ishte Miranda që kaloi për të parën herë në epërsi Brazilin kur shënoi në minutën e 53’.

Në minutën e 62’, Coutinho dyfishoi epërsinë nga penalltia.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Paulinho, që shënoi në minutën e 66’ për 0-3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat