Di Maria: Po na presin ndryshime të mëdha në skuadër

Futboll

Di Maria: Po na presin ndryshime të mëdha në skuadër

Më: 23 mars 2018 Në ora: 22:44
Angel Di Maria

Mesfushori Angel Di Maria ka parashikuar se Paris Saint-Germain do të bëj ndryshime të mëdha në prag të sezonit të ardhshëm. Pasi ka marrë futbollistë si Kylian Mbappe dhe Neymar në verën e kaluar për rreth 400 milionë euro, PSG kishte si objektiv të shkonte sa më larg në Champions League, por u eliminua nga Real Madrid, që në 1/8-t e finaleve. Kjo ka ngjallur dyshime të mëdha në lidhje të ardhmen e trajneri Unai Emery, ndërsa Di Maria deklaroi se nuk do të habitet nëse drejtuesit do të marrin masa për ndryshime rrënjësore në klub.

30-vjeçari tha “Ole”: “Ishte një goditje e madhe kur u eliminuam nga Champions League. Ne harxhuam 400 milionë euro për në merkato dhe klubi kishte pritshmëri të mëdha pas ardhjes së Neymar, si ishte normale. Mendoj se do të ketë ndryshime në sezonin e ardhshëm. Ardhja e futbollistëve të rëndësishëm është normale që sjell zhgënjim te tifozët kur nuk arrihen rezultate. Presim vendimet e drejtuesve, por ne kemi ngritur kokën larg dhe po shohim nga e ardhmja.” PSG është shumë pranë titullit në Ligue 1, ku kryeson me 17 pikë avantazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat