Vendos goli i Lingard, Anglia “pushton” Holandën…

Futboll

Vendos goli i Lingard, Anglia “pushton” Holandën…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:08
Anglia “pushton” Holandën…

Anglia ka fituar 1-0 në Amsterdam ndaj Holandës në miqësoren e luksit që “luanët” e luajtën në kuadrin e përgatitjeve për Kupën e Botës 2018, veprimtari të cilën Holanda do ta shohë nga televizioni. Anglia ka humbur vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit të luajtura në Holandë.

Anglia luajti më mirë në pjesën e parë dhe dominoi në qarkullimin e topit, por tentativat e Rashford, Oxlade-Chamberlain dhe Henderson nuk ishin të sakta, teksa që në fillim të ndeshjes u dëmtua mbrojtësi Joe Gomez, i zëvendësuar nga Harry Maguire.

Kur u mbush një orë lojë, superioriteti territorial i miqve u shpërblye. Sulmuesi i Manchester United, Jesse Lingard goditi saktësisht nga jashtë zone duke mposhtur portierin Zoet dhe duke “njollosur” me humbje ndeshjen e parë të Ronaldo Koeman në stolin e Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat