Kolumbia ‘përmbys’ Francën, Ronaldo fiton duelin me Salah

Futboll

Kolumbia ‘përmbys’ Francën, Ronaldo fiton duelin me Salah

Më: 24 mars 2018 Në ora: 00:48
ilustrim

Kolumbia ka shtangur Francën në ‘Saint Denis’ të Parisit, duke e mposhtur me rezultatin 2-3, falë një përmbysjeje mjaft të bukur dhe të vuajtur. Skuadra e Deschamps gjeti shumë shpejt avantazhin e dyfishtë, teksa shënoi me anë të Giroud dhe Lemar në minutat e 11’ dhe 26’ të takimit.

Luis Muriel ngushtoi diferencën e golave në minutën e 28’ për Kolumbinë, ndërsa Radamel Falcao barazoi shifrat në minutën e 62-të. Goli i fitores për kolumbianët erdhi në minutën e 85-të, kur Quintero i sapofutur fitoi një 11-metërsh, të cilin e gjuajti po vetë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Kjo humbje ishte totalisht e papritur për Francën, që për Botërorin rusk a pritshmëri shumë të mëdha, pasi nuk e fsheh ambicien për të triumfuar.

Një takim mjaft interesant është zhvilluar edhe në Zyrih mes Portugalisë dhe Egjiptit, e cila përfundoi me rezultatin 2-1. Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, kur në minutën e 56’ sulmuesi i Liverpoolit, Muhamed Salah gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke kaluar Egjiptin në avantazh.

Portugalia shtoi ndjeshëm presionin në kërkim të golit, pasi nuk mund të pajtohej me humbjen, por egjiptianët ia dolën të mbrohen mirë. Gjithsesi, përmbysja e madhe erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Cristiano Ronaldo u shërbye dy herë nga Quaresma dhe në të dy rastet e dërgoi topin në rrjetën e portës së Egjiptit, duke vulosur shifrat përfundimtare 2-1.

Në Selanik, Zvicra arriti të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 ndaj Greqisë vendase. Vendimtar rezultoi një gol i shënuar nga mesfushori nga Tetova, Blerim Xhemajli, që dërgoi topin në rrjetë, pas një roveshiate mjaft të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat