Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave: “Brazili varet nga Neymar, uroj që Messi të fitojë Kupën e Botës”

Futboll

Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave: “Brazili varet nga Neymar, uroj që Messi të fitojë Kupën e Botës”

Më: 24 mars 2018 Në ora: 08:38
Usain Bolt

Usain Bolt beson se shpresat e Brazilit për të triumfuar në kampionatin botëror në Rusi janë të varura nga riaftësimi i Neymar, por ai shpreson që titullin ka fitojë Argjentina e Lionel Messi. Sprintieri nga Xhamjaka, i cili gjatë kësaj jave bëri një test dy ditor si futbollist te klubi i Borussia Dortmund, deklaron se do të jetë tifoz me Argjentinën në Kupën e Botës.

Lionel Messi, Sergio Aguero & Co. Do të ketë mundësinë të marrin revanshin për finalen e Kupës së Botës 2014 të humbur ndaj Gjermani dhe kjo është dëshira e tetë herë kampionit olimpik.

“Unë do të shkoj në Rusi për të parë disa ndeshje të Kupës së Botës. Jam një tifoz i Argjentinës dhe do ta mbështes këtë ekip, – tha Bolt. – Mendoj se Gjermania është favorite, ashtu si Brazili nëse kthehet Neymar dhe Argjentina me Francën. Këto janë katër ekipet më të forta. Brazili nuk do të ketë të njëjtën forcë, nëse humbet shërbimet e Neymar sepse ai është një lojtar që bën diferencën, por personalisht uroj që Messi të fitojë Kupën e Botës. Më erdhi shumë keq kur u mposhtën në finalen e kaluar ndaj Gjermanisë dhe tani shpresoj që lojtari më i mirë i botës të marrë revanshin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat