Tare ka një përforcim për Barcelonën

Futboll

Tare ka një përforcim për Barcelonën

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:31
Igli Tare

“Gazzetta dello Sport” shkruan se De Vrij ka ngecur bisedimet me Interin pasi ka marrë lajmin se ka zgjuar interesim nga Barcelona.

Stefan de Vrij ka vendosur të largohet nga Lazio, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi holandez raportohet se është pranë transferimit të rivali nga Serie A, Inter.

Mirëpo, e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se De Vrij ka ngecur bisedimet me Interin pasi ka marrë lajmin se ka zgjuar interesim nga Barcelona.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, preferon kalimin e De Vrij te Barcelona duke mos e përforcuar një rival direkt nga Serie A.

De Vrij është një mundësi e mirë në treg sepse do të largohet nga Lazio si futbollist i lirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat