Befason trajneri i Wellsit: ‘Bale të injorojë Manchester United’

Futboll

Befason trajneri i Wellsit: ‘Bale të injorojë Manchester United’

Më: 24 mars 2018 Në ora: 10:17
Gareth Bale

Trajneri i kombëtares së Uellsit, Ryan Giggs, i ka thënë Gareth Bale t’i harrojë qëndrimet e Manchester United dhe të qëndrojë te Real Madridi. Giggs është një legjendë e vjetër e “Old Trafford”, por e ka këshilluar yllin e vendit të tij se qëndrimi në “Bernabeu” do të ishte më mirë për karrierën e tij.

Bale ka luftuar për të fituar kohën e duhur të aktivizimit në muajt e fundit, nën drejtimin e Zinedine Zidane, dhe kjo ka çuar në raportime për një largim të mundshëm në verë. Sidoqoftë, trajneri i tij në kombëtare nuk sheh se ka ndonjë shqetësim të madh. 

“Është Real Madridi, janë vetëm një pjesë e vogël e klubeve që kanë një status të tillë, – tha Giggs. – Sigurisht, gjithkush do të donte të qëndronte atje. Çfarë ka fituar Gareth në Madrid? Tre tituj Champions-i. Prova është në këtë. Kur jeni në klube të tilla, gjithmonë do të fitoni trofe. Gareth ka aftësinë për të shënuar çdo lloj oli. Ai ka ngjashmëri me Ronaldon. Të dy e filluan karrierën si mesfushorë krahu dhe tani janë golashënues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat