Trajneri i Portugalisë e lëvdon Ronaldon pas dy golave në fund të takimit

Futboll

Trajneri i Portugalisë e lëvdon Ronaldon pas dy golave në fund të takimit

Më: 24 mars 2018 Në ora: 10:46
Fernando Santos

Santos ka vetëm fjalë të mira për Ronaldon që në ndeshjen e 900 në karrierë, shënoi dy gola dhe ia siguroi fitoren Portugalisë kundër Egjiptit.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për golat e shënuar në fitoren dramatike në miqësore kundër Egjiptit.

Portugalia ishte duke humbur 0-1 nga Egjipti deri në minutën e 92’ me golin e Mohamed Salah. Por, fillimisht 92’ dhe më pas në sekondat e fundit të ndeshjes 94’, Ronaldo u shfaq për t’ia siguruar fitoren kampionëve të Evropës.

Me këto dy gola, Ronaldo ka shkuar në 81 finalizime për Portugalinë në ndeshjen e 900 në karrierë dhe tani renditet i treti me më së shumti finalizime për shtete në histori (Ali Daei – 109 për Iranin) dhe Ferenc Puskas (84 për Hungarinë dhe Spanjën) janë para CR7.

Santos nuk është i befasuar për kontributin e dhënë nga ylli i Real Madridit në fund të ndeshjes, duke thënë: “Ky është Ronaldo. Ronaldo është vet goli. Ai është i lindur për këtë”.

“Luajtëm mirë në pjesën e dytë dhe patëm disa raste dhe kur keni Cristianon në skuadër, gjithçka mund të ndodhë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat