Dopieta kundër Egjiptit i siguron Ronaldos podiumin e të gjitha kohërave

Futboll

Dopieta kundër Egjiptit i siguron Ronaldos podiumin e të gjitha kohërave

Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:45
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo arriti të shënonte edhe një dopietë të premten, në miqësoren kundër Egjiptit. Dy golat e fitores së mbrëmshme për Portugalinë e çuan yllin e Real Madridit në vendin e tretë të listës ndërkombëtare të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.

Fituesi i “Topit të Artë” goditi dy herë në kohën e shtesës, teksa kampionët europianë përmbysën disavantazhin e një goli dhe mundën Egjiptin në Cyrih. Goli i parë i Ronaldos e barazoi atë në të njëjtin nivel me ish-yllin japonez, Kunishige Kamamoto, me 80 gola, para se të realizonte të dytin dhe të ecte një hap më përpara. Tani, CR7 është në vendin e tretë të kësaj liste, duke ndjekur vetëm Ferenc Puskas (84 gola, Hungari dhe Spanjë) dhe Ali Daei (109 gola, Iran).

33-vjeçari, i cili ka shënuar 23 gola për klubin dhe kombëtaren në 2018, ka mundësinë ta arrijë edhe Puskas, kur Portugalia të kthehet në veprim kundër Holandës, të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat