Ibra me deklaratë të madhe te LA Galaxy

Futboll

Ibra me deklaratë të madhe te LA Galaxy

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:38
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic edhe zyrtarisht ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

36 vjeçari suedez një ditë më parë është zyrtarizuar te skuadra amerikane, Los Angeles, duke u larguar nga Manchester United.

Sot ish sulmuesi i shumë skuadrave të mëdha evropiane, ka dhënë intervistën e parë si lojtar i LA Galaxy, për faqen zyrtare të klubit.

Në fjalët e tij të para, Ibrahimovic ka thënë se triumfin e ka në ADN-në e tij, duke paralajmëruar suksese të reja për skuadrën e re.

“Është në ADN-në time për të fituar trofe, dhe kudo që kam shkuar, kam fituar. Vendi tjetër, Zlatani i njëjtë”, ka deklaruar Ibrahimovic për faqen zyrtare të klubit.

“Kam zgjedhur Galaxy sepse është vendi i duhur për mua, është ekipi më i mirë në SHBA, nuk ka asnjë dyshim”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat