Neymar në Real Madrid? Befason Puyol

Futboll

Neymar në Real Madrid? Befason Puyol

Më: 24 mars 2018 Në ora: 17:06
Puyol-Neymar

Për legjendën e Barcelonës, Carles Puyol, nuk do të paraqiste aspak problem nëse Neymar i bashkohet Real Madridit.

Reprezentuesi brazilian në mënyrë sensacionale një vit më parë ishte larguar nga Barcelona në drejtim të PSG-së, për t’u bërë futbollisti më i paguar në histori të futbollit.

Qëndrimi në PSG i Neymar, mund të zgjasë vetëm një sezon, pasi braziliani mund të rikthehet në La Liga, te skuadra e Real Madridit.

“Mendoj se ai mund t’i bashkohet Madridit, po”, ka deklaruar Puyol.

“Unë nuk shoh ndonjë problem me këtë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat