Shqipëria U-19 fiton miqësoren e parë me kazakët, vendos Kumbulla

Futboll

Shqipëria U-19 fiton miqësoren e parë me kazakët, vendos Kumbulla

Më: 24 mars 2018 Në ora: 18:25
Ndeshja

Kombëtarja jonë U-19, e drejtuar nga trajneri Erion Bogdani, ka zhvilluar sot, në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ndeshjen miqësore me homologen e saj nga Kazakistani. Një ballafaqim i dominuar nga kuqezinjtë tanë, veçanërisht në aspektin e lojës, sepse rezultati ka qenë minimal në shifra. Goli i Kumbullës (minuta e 40-të), në pjesën e parë, ka mbetur i pandryshuar gjatë 90 minutave, edhe pse tanët kanë pasur jo pak mundësi të volitshme për më shumë.

Të dy trajnerët kanë kryer mjaft zëvendësime me kalimin e minutave, por ritmi ka qenë nën kontrollin e Shqipërisë, që do të luajë pas tri ditësh, më 27 mars, në të njëjtin stadium, një tjetër sfidë të tillë testuese me kazakët.

Trajneri Bogdani e ka nisur miqësoren në fjalë me këtë formacion titullar: Alia, Dragjoshi, Ismaigeci, Kalaj, Kumbulla, Rama, Liço, Halili, Pasha, Gkertsos, Gavazaj. Kujtojmë se Erion Bogdani ka grumbulluar 25 futbollistë, të datëlindjes 2000, ku dhjetë prej tyre aktivizohen në kampionatin tonë, ndërsa pjesa tjetër e kontigjentit të kësaj përfaqësueseje vijnë nga kampionate të tjerë.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat