Neuer jep alarmin: Karriera ime është në rrezik

Futboll

Neuer jep alarmin: Karriera ime është në rrezik

Më: 24 mars 2018 Në ora: 18:42
Manuel Neuer

Pas kalimit në një tunel të gjatë, errësira mund të mbetet brenda nesh. Manuel Neuer duket se ka ardhur në fundin e periudhës së vështirë. Për shkak të dëmtimit të pësuar në këmbën e majtë, ai nuk luan që nga 16 shtatori i kaluar (189 ditë më parë) dhe nga 20 marsi i 2017-ës ka zbritur në fushë vetëm 7 herë. Në fakt, 369 ditët e fundit kanë qenë një makth. Edhe pse Botërori po afrohet dhe janë të shumtë ata që dyshojnë nëse ai mund të rikuperohet në kohë.

Të premten, në përfundim të miqësores me Spanjën, Loë ka provuar të largojë zërat (“një portier nuk ka nevojë për shumë ndeshje për të gjetur formën. Jam optimist, mendoj se do të jetë në Kupën e Botës), por ka qenë vetë numri 1 i Bayern Munich që ka pranuar se ka frikë për të ardhmen.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit bavarez, Neuer ka dashur të sqarojë gjendjen e tij fizike. “Nëse gjithçka shkon mirë besoj se do të kthehem të stërvitem pas një jave, – ka thënë ai. – Do të ishte një gjë shumë e mirë, sepse do të luaja disa ndeshje para se të kthehesha në kombëtare”.

Gjithsesi, ai ka pranuar se ka diçka që e frikëson. Shtatorin e kaluar është operuar në këmbën e majtë, në të cilën i është vënë një pllakë (ka një tjetër prej 9 vitesh në këmbën e djathtë) dhe kjo ka bërë që të zgjatet koha e rikuperimit: “Tani është shumë e rëndësishme që këmba e majtë të mos pësojë më asnjë dëmtim, përndryshe mund të rrezikoj karrierën. Duhet kujdes maksimal”. Neuer po del me ngadalësi nga tuneli, tani duhet të gjejë qetësinë e nevojshme për të larguar atë errësirë që ka mbetur brenda tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat