I dënuar për drogë? Sulmuesi i Tiranës sqaron situatën e tij ligjore

Futboll

I dënuar për drogë? Sulmuesi i Tiranës sqaron situatën e tij ligjore

Më: 25 mars 2018 Në ora: 06:11
Ilustrim

Një shkrim i publikuar në mediat angleze dhe ato shqiptare, ka sjellë reagimin sqarues të sulmuesit të Tiranës, Michael Ngoo. Ai ka marrë disa ditë leje, për arsye familjare, nga klubi bardheblu, ndërkohë që një incident i vitit 2016 është sqaruar kohë më parë. Sot, Ngoo kthehet nga Londra dhe nesër rinis përgatitjet me skuadrën kryeqytetase:

“Në përgjigje të artikullit të shkruar për mua, dua të sqaroj se, në të vërtetë unë kam marrë pjesë në festivalin e vitit 2016, dhe si futbollist njoh shumë njerëz e më shumë të tjerë më njohin mua dhe duan të qëndrojnë pranë, duke u miqësuar me mua. Një person i atij rrethi të madh shoqëror në atë festival, ku unë merrja pjesë, u arrestua nga policia atë ditë. Emri im u përfshi aksidentalisht në atë çështje, për shkak se unë shoqërohesha me atë grup personash në atë festival. Kam ardhur në Londër këto ditë me lejen e klubit, për të vizituar mamanë time, që po kalon një situatë të vështirë shëndetsore. Historia e shkruar dje e ka interpretuar gabim ardhjen time në Londër. Përsa i përket çështjes se referuar për vitin 2016, më vjen keq që emri im u përfshi gabimisht, vetëm pse kisha zgjedhur të qëndroja me disa persona të gabuar. Kam paguar një gjobë për këtë dhe emri im është i pastër. Nuk më kushtëzon asgjë që të udhëtoj drejt Londrës, apo kudo tjetër. Më vjen keq për këtë incident të ndodhur kohë më parë, por mua më ka shërbyer të jem më i kujdesshëm në përzgjedhjen e njerëzve, me të cilët shoqërohem. Do të kthehem sot në Tiranë për të vijuar përgatitjet me skuadrën, duke dhënë më të mirën time, me përkushtim për klubin dhe tifozët”.

 

Shkrimi – Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo, është dënuar nga gjykata angleze për shitje droge. Në vitin 2006, Ngoo, së bashku me një shok, shitën gaz të ndaluar nga ligji gjatë një festivali në Chelmsford. Gazi i ndaluar quhet “Oksid Nitrik” dhe është i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi konsiderohet si drogë. Futbollisti bardheblu u ndëshkua nga gjykata me 12 muaj punë në komunitet, si dhe gjobë 4 mijë stërlina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat