Allegri: E ardhmja e trajnerëve varet gjithmonë nga rezultatet

Futboll

Allegri: E ardhmja e trajnerëve varet gjithmonë nga rezultatet

Më: 26 mars 2018 Në ora: 14:29
Allegri

Massimiliano Allegri ka fituar çmimin “Banka e Artë” për sezonin 2016-17. Ai ka lënë mbrapa Gasperini-n dhe Sarri-n. Kjo është hera e e tretë që trajneri i Juventus e fiton këtë çmim në karrierën e tij, pas atyre të marrë në sezonin 2008-09 me Cagliari-n dhe 201011 me Milan-in, kur fitoi titullin. I krijuar në 1993-in, “Stoli i Artë” është fituar tri herë nga Fabio Capello dhe Antonio Conte. Kështu, Allegri i ka arritur në krye të renditjes.

“Falënderoj lojtarët, klubin, që çdo vit më vë në dispozicion një organikë cilësore, dhe stafin tim”, ka thënë Allegri Më pas, ai i ka uruar fat të gjithë trajnerëve të tjerë për fundin e sezonit dhe, duke bërë shaka, “më pak Sarrit”.

I pyetur në lidhje me Juventus-Milan, ndeshja e radhës në kampionatin italian, ai ka thënë: “Do të jetë një sfidë e vështirë, ne duhet të kthehemi menjëherë te fitorja. E ardhmja ime? Kam një kontratë deri në 2020-ënme Juventusin dhe këtu ndihem shumë mirë. Më pas, dihet, e ardhmja e trajnerëve varet gjithmonë nga rezultatet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat