Fanella e Kombëtares Shqiptare shitet për një shifër rekord

Futboll

Fanella e Kombëtares Shqiptare shitet për një shifër rekord

Më: 26 mars 2018 Në ora: 15:08
Fanella e Kombëtares Shqiptare shitet për një shifër rekord

Fanella me firmat e të gjithë futbollistëve u nxor në ankand nga “Help them Grow”, një iniciativë e 6 vajzave shqiptare, që dërgojnë lodra dhe libra në kopshtet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.

Fanella kuqezi u shit për çmimin rekord 850 euro, teksa u ble nga një tifoz shqiptar që jeton të Londër. Rekordi i mëparshëm i shitjes në ankand të fanellës të Kombëtares me firmat e futbollistëve ishte 500 euro.

E gjithë shuma e parave do të vihet në dispozicion për lodrat dhe librat, të cilat do të transportohen në kopshtet shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat