Para derbit mes Milanit dhe Juventusit, Bonucci ka një mesazh për ish-skuadrën e tij

Futboll

Para derbit mes Milanit dhe Juventusit, Bonucci ka një mesazh për ish-skuadrën e tij

Më: 27 mars 2018 Në ora: 12:31
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka një mesazh për ish skuadrën e tij, Juventus para duelit të shtunën në Serie A.

Leonardo Bonucci do të takohet me ish ekipin e tij, Juventus.

Milan viziton Torinon të shtunën mbrëma në derbin e radhës në Serie A.

Dhe, Bonucci ka një mesazh për ish skuadrën e tij.

“Kam kaluar 7 vite të mrekullueshme në Juventus dhe kam fituar shumë. Nuk është një ndeshje që mund të krahasohet me të tjerat, aventura ime në Juventus do të mbetet gjithmonë brenda meje, sepse më ka bërë të jem ky që jam sot”, deklaroi Bonucci në konferencë për media para ndeshjes miqësore mes Italisë dhe Anglisë.

“Rrugët tona pastaj janë ndarë por të shtunën do të jem i lumtur që do të takohem me shumë shokë të cilëve ua uroj gjitha të mirat, do të jetë një e shtunë mjaft e veçantë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat