Futbollisti më i mirë kinez nuk do të mund të luaj më në Kinë shkaku i këtyre rregullave të reja

Futboll

Futbollisti më i mirë kinez nuk do të mund të luaj më në Kinë shkaku i këtyre rregullave të reja

Më: 30 mars 2018 Në ora: 20:05
Zhang Linpeng

Zhang Linpeng, një nga futbollistët më të mirë kinez, është në telashe të mëdha falë një rregulli të ri që ka vendosur Federata e Futbollit të Kinës.

Federata e Futbollit të Kinës e ka marrë vendimin që asnjë ndeshje të mos transmetohet në televizor ku ka lojtar që kanë tatuazhe në trupin e tyre.

Kombëtarja e Kinës ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Uellsit, dhe lojtarët janë detyruar të luajnë me fanella me mëngë të gjata, për të fshehur tatuazhet.

Ky rregull, i ka paraqitur probleme të mëdha Zhang Linpeng, futbollistit më të mirë në këtë vend, që ka shumë tatuazhe në trupin e tij.

Linpeng 28 vjeçar, epitetin e më të mirit e ka marrë nga trajneri Marcello Lippi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat