Juventus-Milan, rivaliteti i humbur në kërkim të shkëndijave të dikurshme

Futboll

Juventus-Milan, rivaliteti i humbur në kërkim të shkëndijave të dikurshme

Më: 31 mars 2018 Në ora: 07:47
Juventus

Rivaliteti mes Juventusit dhe Milanit i kishte humbur disa nga shkëlqimet e tij gjatë viteve të fundit, por është duke e gjetur atë shkëndijë edhe një herë. Një tjetër kapitull shpaloset këtë fundjavë në rivalitetin mes këtyre dy skuadrave të mirënjohura të Italisë, teksa ato do të përplasen të shtunën në mbrëmje në Torino, në stadiumin “Allianz”. Nuk ka ndodhur shumë kohë më parë, kur të dy këta gjigandë italianë “përplasnin brirët” për “primatin” e të drejtave të Gadishullit. Pasi kuqezinjtë fituan titullin e tyre të 18-të në sezonin 2010-2011, Italia është pikturuar në të bardhë dhe të zezë nga “Zonja e Vjetër”, e cila ka marrë fronin e saj në majë të podiumit të Seria A për gjashtë sezone të rregullta.

Ndonjëherë, mbretërimi i Juventusit është testuar pak, përafërsisht nga Napoli dhe Roma, që i kanë kërcënuar pozitat prej lideri të bardhezinjve, por pa ia dalë mbanë deri më tani. Do të ishte e marrë për të mohuar faktin se një Milan i fortë po shfaqet nën drejtimin e trajnerit Gattuso, i cili po mundohet të rikthehet në lartësitë e veta historike, të gjatë viteve ’90. Nga largimi i Andrea Pirlos prej “San Siro”, në vitin 2012, si një transferim i lirë, te javët e diskutueshme të Leonardo Bonuccit, pas makthit të Juventusit në finalen e vjetshme të Champions-it, në “golin fantazmë” të Sulley Muntari, gjatë sezonit 2011-2012, kaq mjaftojnë për të thënë se këto dy skuadra nuk e marrin me mirësi njëra-tjetrën. Madje, armiqësia mes tyre ka marrë në mediat sociale një fuqi të plotë.

Në sezonin 2016-2017, këto dy klube të famshme italiane u ballafaquan katër herë, në kampionat dhe Kupën e Italisë. Çdo ndeshje mes tyre ishte plot intensitet dhe disi të kujtonte të kaluarën, kur ishin së bashku në majat e Seria A. Megjithëse Milani ende mbetet një ansambël i përzier në fushë dhe u përball me pasiguri ekstreme në krye, rivalitet mund të rivendoset. Më parë, në këtë sezon, Milani i ri i shtrenjtë i Vincenzo Montella e priti Juventusin në “San Siro”, me shumë fytyra të freskëta dhe ambicie për të qënë në “top 4” e Seria A, por u “shtyp” shpejt nga Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas i zhyti kuqezinjtë, për t’i dhënë Juventusit një fitore të rehatshme 2-0. Megjithatë, shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, pasi përplasja e së shtunës në mbrëmje vjen përafërsisht pesë muaj më pas. Juventusi ka marrë kryesimin i vetëm nga Napoli dhe duket i vendosur për të marrë kurorën e shtatë radhazi. Milani ka gjetur një identitet tjetër nën drejtimin e Rino Gattuso, i cili i ka sfiduar të gjitha shanset, duke e udhëhequr klubin përsëri drejt zonës së Europës.

Sidoqoftë, në këtë sezon, si Juventusi, ashtu edhe Milani, do të vazhdojnë të luftojnë për dy objektiva krejtësisht të ndryshëm, gjë për të cilën u duhen sa më shumë pikë, nëse dëshirojnë të përmbushin qëllimet e tyre përkatëse. Ndonëse Juventusi, me siguri ka nevojë për ta vënë sa më shumë presionin ndaj Napolit, duke fituar, ju mund të keni edhe një argument të fortë, se kjo është prova përfundimtare e vullnetit të Milanit, i cili me siguri do të mund të largonte çdo dyshim, që disa mund të kenë në lidhje me forcën e tij.
Kartoni i kuq i Bonuccit kundër Genoa, javën para ndeshjes së parë të këtij kampionati, mes dy skuadrave, e pamundësoi disi dramën… Ish-Juventini ndoshta nuk do të donte asgjë më shumë sesa të hakmerrej për betejat e tij të hershme. Megjithatë, mbrojtësi axurr, duke shfrytëzuar edhe njohjet e vjetra mbi bardhezinjtë, do të kërkojë ta mbajë sulmin juventin nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat