Legjenda e Juventusit ia vë fajin Allegrit për humbjen kundër Realit

Futboll

Legjenda e Juventusit ia vë fajin Allegrit për humbjen kundër Realit

Më: 4 prill 2018 Në ora: 15:05
Juventus

Alessandro Del Piero e ka vënë në pikëpyetje qasjen e Massimiliano Allegrit në humbjen e Juventusit kundër Real Madridit, duke thënë se duke parë se çfarë kishte ndodhur në finalen e vitit të kaluar, ai është dashur të ndryshonte diçka.

Ish-klubi i Del Pieros u mposht me lehtësi 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sulmues legjendar beson se Allegri është dashur të futej me një qasje tjetër në këtë ndeshje.

“Real Madridi e ka mesfushën më të mirë në botë. Ata e dinë kur të sulmojnë dhe kur të mbrohen”, ka thënë Del Piero për Sky Sport Italia.

I pyetur për Allegrin, ai ka thënë: “Ai ka marrë lëvdata shumë herë për vendimet e tij, por ka mundur të ndryshonte diçka, duke e parë finalen e vitit të kaluar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat