Conti i pa fat, sërish operohet

Futboll

Conti i pa fat, sërish operohet

Më: 5 prill 2018 Në ora: 14:11
Andrea Conti

Pas përsëritjes së lëndimit në stërvitje me skuadrën e Milanit, Andrea Conti do të operohet sërish.

Pas konsultimit në Amerikë me specialistin Freddie Fu, mbrojtësi i Milanit është kthyer në Itali dhe do t’i nënshtrohet një operacioni të ri për t’i dhënë stabilitet segmentit të ligamentit të gjurit.

Para se të hyjnë në klinikë dhe t’i nënshtrohet një operacioni të ri, ai ka dhwnw deklaratë për gazetarët.

“Për fat të keq këto gjëra ndodhin dhe ky është aksident i padobishëm, kjo do të thotë se kjo duhet të kaloj edhe tani unë vetëm do të operohem dhe të fillojmë punën sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë jam i vendosur, sepse unë e di se viti i ardhshëm do të jetë për të mirën time. Unë dua të jem në fushë menjëherë, në shtator, për të marrë me vete kënaqësinë që unë nuk kam pasur këtë sezon. Për Kombëtaren do të ketë kohë, por natyrisht që është një nga qëllimet e mia”, ka thënë Conti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat