Mbrojtësi që tmerron mbrojtësit kundërshtarë

Futboll

Mbrojtësi që tmerron mbrojtësit kundërshtarë

Nga: Fazli Berisha Më: 6 prill 2018 Në ora: 19:00
Ismajl Beka

Me talentin e futbollit Ismajl Beka

Mendja dhe fuqia shqiptare tash e shumë kohë më parë është e shpërndarë nëpër botë, për t’u krenuar të gjithë shqiptarët dhe për të përfituar të tjerët, mbi këtë mendje dhe fuqi. Ky është fati shqiptar, ky është fati i shumë familjeve shqiptare që janë detyruar të lëshojnë Kosovën e të marrin udhën e mërgimit, për shkak të shtypjes shekullore të armiqve tanë, që për fat sot nuk janë më në Kosovë.

Kështu edhe Rrahim Beka është njëra nga shumë familje tjera që janë vendosur shumë vite më parë në Zvicër, përkatësisht në Frauenfeld të kantonit Turgaus e që tash jetojnë në Will me familje e ku zoti i fali tre fëmijë. Ndër ta edhe Ismajlin, i cili si i vogël u dashurua në topin e futbollit dhe kjo ishte lodra më e dashur e tij që u shndërrua në dashuri të përjetshme. Dhe adhuruesit e parë të Ismajlit veç dy prindërve ishin edhe mora e tij që është e madhe dhe i vëllai i tij i vogël.

Dhe kur njomaku Ismajl Beka po shijonte aromën e luleve të pranverës së tij të 8-të nisë ëndrrën e futbollistit në skuadrën FC “Will” për të mësuar hapat e parë dhe për të shijuar magjinë e fushës së gjelbër dhe të lojës së futbollit. Ismjali rrufeshëm po rritet në një qendërmbrojtës majtak të rrallë, pozitë e ka për qef, që shumëkush do ta dëshironte në radhët e veta. Modestia, disiplina, puna dhe këmbëngulja për të arritur suksese janë vetëm disa nga veçoritë themelore të këtij djaloshi, që ka filluar të zë shtat dhe të rritet në një shpresë të madhe të futbollit. Është bërë simbol e lojtarit që mbrojtjen e e Willit dhe të Kombëtares U-19 e ka shndërruar në kështjellë, vallëzon për mrekulli mesfushën për të t’u bërë tmerr i për mbrojtjen rivale, madje duke u shndërruar në një shënues tipik e të spikatur.

Ndonëse i ri Ismajli ka guximin dhe po bëhet një mbrojtës i fuqishëm, i zhdërvjelltë dhe shumë i kujdesshëm. Ismajli di mirë të mbulojë kundërshtarin, të iu shmanget me lëvizje mashtruese në vrapim e sipër dhe me plotë mençuri i përshtatet situatës dhe kërkesave taktike të trajnerit. Është këmbëngulës për çdo top e metër katror të fushës. Ndonëse është i qetë për nga natyra,  mbrojtësit i bëjnë sytë katër kur e shohin të lëvizë sa andej sa këndej me top e pa top. Në dukje vjen i hajthshim, por aftësitë e tij në fushë janë të jashtëzakonshme.

Di të parashikojë me intuitë lëvizjet e kundërshtarit. Është tamam shahist i transplantuar në fushë, në një skakierë  të gjelbër kur lëvizjet bëhen me këmbë, por studiohen me tru. Është një regjisor i vërtetë. Di kur ta qetësojë lojën dhe kur ta ndezë. Zotëron topin si në mbrojtje dhe mesfushë me një dinakëri dhe fuqi të jashtëzakonshme Shpërthen furishëm me depërtime të befasishme dhe gjuajtje të sakta sa të bashkëlojtarët sa drejt portës rivale. Thonë gjithashtu se arrin ta mashtrojë rivalin me top në një sipërfaqe prej një monedhe metalike. E mbiquajnë tigër ose i tmerrshëm, sepse thuajse kundërshtarët e kanë pisk me të. Idhull i Ismajlit është Kurt Zouma i Stoke Cityt, ndërkaq për gjithçka që ka arritur deri me tash, Ismajli falënderon familjen e tij si.

Që e mbështesin në çdo ndeshje qoftë të skuadrës Will qoftë kur luan Kombëtarja, sikur së fundi në Portugali ku për 10 ditë i qëndruan afër tij dhe trajnerin Denis Sonderegger sikur që shpreh një falënderim të veçantë për përzgjedhësin e Kombëtares U-19 z. Ramiz Krasniqi për besimin që i ka dhënë. Në mars të këtij viti Ismajli nënshkroi kontratë të re me FC “Will”, për t’u bërë pjesë e ekipit të parë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse këtij djaloshi në  emër të gazetës kombëtare “Bota sot”, për të cilën thotë se është dritare e fuqishme e informimit në Kosovë dhe diasporë, të i urojmë shëndet e suksese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat