Juventus kërkon mbrojtësin e Bayern, Khedira drejt MLS…

Futboll

Juventus kërkon mbrojtësin e Bayern, Khedira drejt MLS…

Më: 7 prill 2018 Në ora: 10:06
Sami Khedira

Pas tre sezoneve ka të ngjarë t’i ketë ardhur fundi aventurës së Sami Khedira te Juventus.

Mesfushori gjerman, që ka një kontratë deri në vitin 2019 me bardhezinjtë, ka ndërmend ta vazhdojë karrierën jashtë Europës.

31-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur me Stuttgart dhe Real Madrid, dëshiron të shkojë në MLS, ku ka pasur një ofertë të majme nga New York Red Bulls.

Ndërkohë, Juan Bernat mund të veshë fanellën e Juventus në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “Tuttosport”.

Ish-futbollisti i Valencia nuk po gjen hapësirë te Bayern Munich dhe nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2019.

Duke parë faktin që mbulon disa role, Bernat do të ishte një pedinë e vlefshme për “Zonjën e Vjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat