Skënderbeu hakmerret në Vlorë, 0-3 kundër Flamurtarit

Futboll

Skënderbeu hakmerret në Vlorë, 0-3 kundër Flamurtarit

Më: 9 prill 2018 Në ora: 21:49
Foto nga ndeshja

Pesë ditë më parë ishin vlonjatët ata që fitonin në Korçë, 0-1 në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës. Por Skënderbeu ka triumfuar 0-3 mbrëmjen e sotme në stadiumin e qytetit bregdetar.

Fatmirësisht për vlonjatët kjo nuk ishte ndeshja e kthimit të Kupës, pasi do ta zhvlerësonte totalisht fitoren në Korçë, por ndeshja e radhës së Superligës.

Sowe hapi siparin e golave pak sekonda pas startimit të ndeshjes, duke e gjetur të papërgatitur mbrojtjen e Flamurtarit. 11 minuta më pas Dita dyfishoi rezultatin. Me kaq është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit.

Por edhe fillimi i pjesës së dytë ishte një kopje e së parës, teksa në të 48-tën, Gavazah ka gjetur për herë të tretë rrjetën e mbrojtur nga vlonjatët.

Më 18 prill luhet ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë, që do të risjellë Skënderbeun në Vlorë, mbrëmja e së hënës ishte një paralajmërim për Flamurtarin se fitorja në transfertë e para 5 ditëve, mund të mos vlejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat