Këta tre dikur dridhnin klubet e Serbisë dhe ish jugosllave, po ku janë sot?

Futboll

Këta tre dikur dridhnin klubet e Serbisë dhe ish jugosllave, po ku janë sot?

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:34
Shefqet Sinani, Ajet Shosholli e Esat Mehmeti

Shefqet Sinani ka qenë prej mbrojtësve më të mirë dhe me sukses mbrojti ngjyrat e Prishtinës në vitet e 80-ta, në ish Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë!  Esat Mehmeti portieri më i mirë që ka pasur Kosova, që i takon plejadës së artë të Trepçës në vitet e 70-ta dhe një periudhë mbrojti me sukses në Vardarin e Shkupit. Ajet Shosholli ka qenë kryetrajneri i parë shqiptar në klubin e Prishtinës në Ligën e Parë federative. Këta emra të mëdhenj ku janë sot?

Shosholli tani është kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, ndërsa Mehmeti e Sinani nuk janë aktivë. Emra që nuk harrohen dhe flitet shumë për ta, sidomos nga gjeneratat e vjetra që me emocione i kujtojnë ato periudha. Sinani e Shosholli me Prishtinën shumë herë dridhnin klubet e Serbisë, si Cërvena Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit dhe ish klubet jugosllave, sikurse edhe Mehmeti me mbrojtjet e tija të jashtëzakonshme ishte sikur ‘mur’ për sulmuesit e njohur të asaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat