Trajneri i madh gjerman kërkon reprezentuesin e Kosovës

Futboll

Trajneri i madh gjerman kërkon reprezentuesin e Kosovës

Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:52
Valon Berisha

Duket e pabesueshme, por Valon Berishën mund ta shohim nga sezoni i ardhshëm në Liverpool.

Është trajneri i mirënjohur, Jurgen Klopp, që ka shprehur interesimin për ta transferuar mesfushorin e Kosovës tek gjiganti anglez.

Ndeshjet e mira me Salzburgut, ku eliminoi edhe ish-skuadrën e Kloppit, Borussia Dortmundin në Ligën e Evropës, i kanë rënë në sy trajnerit gjerman.

Gazetari i respektueshëm austriak, Fabian Zerche, ka zbuluar se lojtari është vëzhguar intensivisht në javët e fundit nga skauttët e Liverpoolit, sidomos në ndeshjet e Salzburgut me Dortmundin, shkruan “spox”, raporton “GazetaOlle”.

Valoni shihet si zëvendësues i Emre Can.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat