Shqipëria feston, gjunjëzoi bjelloruset

Futboll

Shqipëria feston, gjunjëzoi bjelloruset

Më: 10 prill 2018 Në ora: 18:11
Lojtaret e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka festuar fitoren e parë të historisë së saj teksa ka mposhtur me rezultatin 1:0 Bjellorusinë. Ndeshja ka ardhur pas barazimit 1:1 ndaj Polonisë, aty ku u dhanë sinjalet e para se skuadra e femrave është në rrugën e duhur dhe është përmirësuar ndjeshëm. Vajzat e drejtuara nga Grima kanë bërë një lojë shumë të mirë edhe ditën e sotme dhe janë shpërblyer në fund. Shqipëria e nisi ndeshjen shumë mirë në Elbasan Arena dhe me kalimin e minutave arriti të krijonte edhe disa mundësi të rrezikshme por mungonte pasimi i fundit në shumicën  rasteve. Pas pushimit skuadra vendasi rriti intensitetin dhe vetëm traversa i mohoi golin Bajraktarit. Por në fund të takimit, pas një gabimi në zonë të një nga lojtareve kundërshtare, Gjini (88') godet mirë topin nga brenda zonës duke i dhënë këtë fitore historike kombëtares shqiptare. Shqipëria është në grupin 2 të kualifikimeve për Kupën e Botës, e cila mban vendin e katërt me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat