Sevilla shpreson në befasi ndaj Bayern Munich, formacionet e mundshme

Futboll

Sevilla shpreson në befasi ndaj Bayern Munich, formacionet e mundshme

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:24
Sevilla dhe Bayern Munich

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Sevillës në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, sonte me fillim në orën 20:45.

Pasi e siguroi një fitore prej 2-1 në Spanjë, Bayerni padyshim është favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Bavarezët e fituan titullin e gjashtë më radhë në Bundesligë të shtunën e kaluar, prandaj i gjithë përqendrimi tani do të jetë në Ligën e Kampionëve.

Jupp Heynckes do të jetë pa Arturo Vidalin, David Alaban, Juan Bernatin, Kingsley Comanin dhe Manuel Neuerin, që përballen me dëmtime.

Ndërkohë, Sevilla tentojë të shkaktojë befasi duke e eliminuar gjigantin gjerman, me gjithë disavantazhin nga ndeshja e parë dhe dy golave që i ka pranuar në shtëpi.

Klubi spanjoll nuk do të mundë të llogarisë në Simon Kjaer dhe Sebastian Corchia që janë të lënduar dhe Miuel Layun e suspenduar.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Bayern Munich: Ulreich; Kimmich, Boateng, Hummels, Bernat; Martinez, Thiago; Rodriguez, Muller, Ribery; Lewandowski.

Sevilla: Rico; Navas, Carrico, Lenglet, Escudero; Vazquez, N'Zonzi, Banega, Correa; Sarabia; Muriel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat