Mësohet destinacioni i radhës i Fernando Torres

Futboll

Mësohet destinacioni i radhës i Fernando Torres

Më: 11 prill 2018 Në ora: 14:15
Fernando Torres

Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi i zemrës.

Dhe tani, sipas agjentit të tij, Torres më shumë mundësi do të shkojë në Major League Soccer në SHBA, apo në Superligën e Kinës.

Të hënën, Torres njoftoi se do të largohet nga Atletico në fund të sezonit, atëherë edhe kur i mbaron kontrata, duke i dhënë fund periudhës së dytë të klubi i fëmijërisë.

Tani, 34-vjeçari do ta konsiderojë të ardhmen, dhe do të jetë subjekt i interesimit nga i gjithë globi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat