Zi e më zi për Barcelonën, ylli i skuadrës e thyen gishtin

Futboll

Zi e më zi për Barcelonën, ylli i skuadrës e thyen gishtin

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:45
Ivan Rakitic

Barcelona është mposhtur nga Roma në Olimpico me rezultat 3-0 dhe është eliminuar nga Liga e Kampionëve edhe pse ishte në avantazh 4-1 nga ndeshja e parë.

Klubi spanjoll ka njoftuar se ylli i skuadrës, Ivan Rakitic ka thyer gishtin e parë të dorës së majtë gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Ai gjatë ditës së sotme pritet t’i nënshtrohet një operimi dhe do të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës.

Kroati shpreson të rikthehet në Finalen e Kupës së Spanjës që do të zhvillohet me 24 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat