Historia e Zidanit i përsëritet Bufonit

Futboll

Historia e Zidanit i përsëritet Bufonit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 23:29
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon me shumë gjasa e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, pasi pritet të pensionohet pasi të përfundoj kampionati italian.

Kapiteni legjendar i Juventusit në ndeshjen e fundit në këtë kompeticion u largua me karton të kuq, duke përsëritur “tragjedinë” që i ndodhi Zinedine Zidanit 12 vite më parë, pikërisht në ndeshjen kundër tij.

Zidane ishte ndëshkuar me të kuq në finalen e Botërorit të Berlinit në vitin 2006 pas goditjes së famshme që i bëri mbrojtësit të Italisë, Materazzi.

Edhe Buffon largohet nga Liga e Kampionëve pas 117 ndeshje, ku edhe pse arriti disa herë në finale nuk mundi ta fitoj atë.

Gjatë këtyre ndeshjeve, 40 vjeçari kishte dalë i pamposhtur plot 50 herë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat