Marcelo: Ne nuk jemi Barcelona, jemi Real Madridi

Futboll

Marcelo: Ne nuk jemi Barcelona, jemi Real Madridi

Më: 12 prill 2018 Në ora: 06:47
Anësori i Real Madridit, Marcelo

Anësori i Real Madridit, Marcelo, nuk ka hezituar që të tallet me Barcelonën pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ishte një vendim kontravers i gjyqtarit anglez Oliver ai që i dha mundësinë Ronaldos për të shndërruar një penalti në gol vendimtar për 4-3 dhe rezultatin e përgjithshëm pas dy sifdave në favor të Los Blancos.

Marcelo ishte i përfshirë në disa fërkime me lojtarët e Juventusit në zonë pas akordimit të penaltisë në minutën e fundit të shtesës.

“Kemi dhënë gjithçka për t’u kualifikuar”.

“Ajo ishte një penalti e qartë. Telashe nga Juventusi? Nuk do të na ndodhte neve ajo që i ndodhi Barcës sepse ne jemi Real Madridi”, tha Marcelo, e citon Marca.

Real Madridi u vë në vështirësi nga Juventusi pasi Bianconerët shënuan tri gola dhe rikuperuan disavantazhin nga ndeshja e parë.

Reali në gjysmëfinale mund të takohet me Romën, Liverpoolin ose Bayernin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat