Pas eliminimit nga Champions, City bën gati 700 milionë euro për verë

Futboll

Pas eliminimit nga Champions, City bën gati 700 milionë euro për verë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:31
Foto nga ndeshja e kaluar

Kushtoni vëmendje buxhetit të Pep Guardiolës për merkaton e verës.

“The Telegraph” raporton se trajneri spanjoll do të ketë 680 milionë euro në dispozicion, për të nënshkruar me dy mesfushorë, një mbrojtës e një mesfushor krijues, si dhe një lojtar që mund të bëjë dy role, të luajë edhe në majën e sulmit.

Sikurse dihet, shpenzimet e Pep Guardiolës te Manchester City janë të jashtëzakonshme, mbi 500 milionë euro deri më tani, por nuk do të ndalet.

Ai synon të paktën edhe tre lojtarë në merkaton e kësaj vere, në përpjekje për të trajtuar dështimet e njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve dhe për të dalë mbi dominimin e brendshëm të klubit.

Drejtuesit do të vazhdojë me planet për të nënshkruar me yje të tjerë. Julian Weigl i Borussia Dortmund, Fred i Shakhtar Donetsk, Jorginho i Napolit dhe Jean-Michel Seri, që luan për Nice, janë objektivat e Guardiolës për këtë verë. Secili prej tyre do të kushtonte rreth 40 milionë aundë, ose më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat