Gjilani me kryetrajner të ri

Futboll

Gjilani me kryetrajner të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:25
Alban Hyseni

Pas largimit të Arbnor Morinës, klubi i futbollit Gjilani menjëherë ka gjetur pasardhësin e tij. “Alban Hyseni emërohet kryetrajner i Gjilanit. Kryesia e klubit të futbollit së Gjilanit ka vendosur që postin e kryetrajnerit të klubit të ia besoj ish lojtarit dhe së fundmi ndihmëstrajnerit Hyseni.

Kujtojmë se ish mbrojtësi gjithë karrierën e tij sportive ia kushtoi SC Gjilanit. Hyseni qysh nesër do të startojë me punën si kryetrajner, ku ekipi i Gjilanit takohet me skuadrën e Feronikelit në Gjilan”, bëhet e ditur nga klubi. Aktualisht Gjilani është në vend të shtatë me 39 pikë pas 26 jave të luajtura në Superligën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat