Buffon paralajmëron tërheqjen: Vështirë të ndahesh nga këta djem

Futboll

Buffon paralajmëron tërheqjen: Vështirë të ndahesh nga këta djem

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:31
Gigi Buffon

Mbrëmjen e të mërkurës Gigi Buffon humbi ndoshta mundësinë e fundit për t’i shtuar karrierës së tij të lavdishme edhe një titull kampion në Champions.
Penalltia e akorduar në minutën e fundit shtesë i ‘dogji’ shumë kapitenit të bardhezinjve, gjë që u pa edhe nga protesta e tij e ashpër, që provokoi edhe kartonin e kuq.

Gjithsesi, pas ndeshjes Gigi ishte më i qetë dhe indirekt pranoi se penalltia qëndronte, por koha kur u akordua ishte e papërshtatshme. Më tej, në një deklaratë për Juventus Tv, kapiteni i bardhezinjve dha të kuptohej se ky ishte sezoni i fundit i tij në karrierën si futbollist, pasi foli për ndarje me shokët e skuadrës.

“Keqardhje të lësh këta djem të jashtëzakonshëm, por shpresoj të kem transmetuar diçka”, tha Buffon, që me këtë deklaratë la të kuptohej qartë se kjo ishte ndeshja e tij e fundit të Ligën e Kampionëve, kompeticion që nuk e fitoi dot në karrierën e tij të pasur dhe të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat