Prishet BBC? Ylli i Realit drejt Interit

Futboll

Prishet BBC? Ylli i Realit drejt Interit

Më: 13 prill 2018 Në ora: 06:14
Ronaldo, Bale, Benzema

Lajmet më të fundit mbi merkaton verore flasin për një skenar në dukje të pamendueshëm të merkatos verore.

Sulmuesi uellsian i Realit të Madridit, Gareth Bale është drejt largimit nga kryeqyteti spanjoll dhe Interi ka kërkuar informacione për transferimin e tij në Milano.

Për Bale janë interesuar shuëm skuadra, mes të cilave edhe Manchester United, por duket se Interi ka shanset reale për të marrë shërbimet e uellsianit.

Zikaltrit do të synojnë Bale vetëm në rast kualifikimi në Champions, ndërsa mediat angleze raportojnë se uellsiani mund të përfshihet në një shkëmbim me Mauro Icardin, që synohet nga reali i Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat