Zbardhet argumenti i CAS-it për Skënderbeun

Futboll

Zbardhet argumenti i CAS-it për Skënderbeun

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:23
Skënderbeu

CAS-i bëri publik vendimin ditën e sotme, në lidhje me çështjen e titullit të sezonin 2015-2016. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, iu dha të drejtë korçarëve dhe e cilësoi dënimin e dhënë nga Komisioni i Etikës si të pabazuar në ligj.

Në vendimin e bërë publik në faqen zyrtare, CAS sqaron se nuk i është dashur të merrte në shqyrtim provat pasi FSHF-ja nuk kishte asnjë bazë ligjore për të marrë këtë masë. Më poshtë keni vendimi e plotë të CAS-it rreth çështjes së titullit të Skënderbeut:

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për çështjen Skënderbeu kundër FSHF

Lozanë, 13 prill 2018 – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka dhënë dënimin në procedurën arbitrare mes Skënderbeut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Apeli është pranuar dhe vendimi i dhënë më 23 qershor 2017 nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së është hedhur poshtë.

Më 1 qershor 2016, Komisioni i Apelit të UEFA-s mori një vendim në të cilin Skënderbeu u shpall i papërshtatshëm për të luajtur në edicionin 2016-2017 të Ligës së Kampioneve pasi u zbuluan se rezultate të më shumë se 50 ndeshjeve të këtij klubi ishin manipuluar për qëllime bastesh. Më 26 korrik 2016, KAS hodhi poshtë apelimin e bëra nga Skënderbeu dhe konfirmoi vendimin e marrë nga Komisioni i Apelit në UEFA. Në vijimësi të procedurës UEFA/KAS, Komisioni i Etikës në FSHF filloi një procedim në rang kombëtar.

Më 23 qershor 2017, Komisioni i Etikës në FSHF dha dënimin e mëposhtëm që u apelua, duke arritur në konkluzionin së Skënderbeu kishte thyer Kodin e Etikës të FSHF-së dhe Kodin e Disiplinës Sportive dhe i hoqi Skënderbeu titullin kampion të sezonit 2015-2016, duke sanksionuar klubin me një gjobë prej 2 milionë lekësh dhe u hoqi 12 pikë nga klasifikimi i sezoni 2016/2017. Më 4 gusht 2017, Skënderbeu apeloi në KAS duke kërkuar anulimin e këtij vendimi.

Një procedurë arbitrimi filloi në KAS dhe filloi dhe Paneli i CAS që mori në shqyrtim këtë çështje, mbajti një mbledhje në prani të palëve më 22 janar 2018.

Pasi mori në konsideratë të gjithë argumentimet e ngritura nga palët, paneli arriti në konkluzionin se sanksionet që iu vendosën klubit nga Komisioni i Etikës i FSHF-së duhet të anulohet pasi FSHF-së i mungonte baza e mirëfilltë ligjore për të vendosur sanksione në lidhje me faktet në shqyrtim.

Megjithatë, paneli i CAS thekson njëkohësisht se vendimi aktual nuk ishte i bazuar në mungesë besueshmërie të provave mbi rastet e manipulimit të ndeshjeve. Aq më pak, ky vendim mund të kualifikohet si një largim nga jurisprudenca e vendosur nga panelet e mëparshme të KAS. Në të kundërt, paneli i KAS, arriti në konkluzionin se raportet e dhënë nga Sistemi BFDS i UEFA-s ishin një mjet i vlefshëm në identifikimin dhe sanksionin e mëtejshëm të shkeljeve për manipulime ndeshjes.

Megjithatë, në çështjen në fjalë, paneli as nuk iu nevojit të ekzaminonte raportet e BFDS në detaj, në mungesë të një baze të mirëfilltë ligjore nga rregulloret e FSHF-së për të imponuar sanksionet në nivel kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat