Trajneri i Bayernit: Ky është një ogur i mirë

Futboll

Trajneri i Bayernit: Ky është një ogur i mirë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:27
Heynckes

Shorti gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve vuri përballë Bayernin me Realin në gjysmëfinale, një ripërsëritje e gjysmëfinales së kaluar.
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, është shprehur tejet i entuziazmuar për duelin ndaj Real Madridit.
“Më duhet të them, është ndeshje fantastike. Një ndeshje gjigante, në formë shumë pozitive”.
“Unë kam kujtime shumë të mira nga sezoni i tripletës. Ne kemi luajtur ndaj Juventusit dhe Barclonës në shtëpi së pari dhe shpresoj se ky është një ogur i mirë”, deklaroi Heynckes pas tërheqjes së shortit.
Ndeshja e parë Bayern – Real Madrid në Allianz Arena zhvillohet më 25 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat